Nafta pëson rritje të fortë/ Ja sa kushton tani në Shqipëri

Nafta pëson rritje të fortë/ Ja sa kushton tani në Shqipëri

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri është rritur sërish, duke arritur në 215 lekë për litër. Sipas vëzhgimeve të fundit në pikat e shitjes, nafta është shtrenjtuar nga 199 lekë në 215 lekë për litër, duke shënuar një rritje prej 16 lekësh dhe rikthim në nivele më të larta pas uljes së regjistruar më herët. Ndryshimi i çmimeve në tregun vendas vjen në një periudhë kur tregjet ndërkombëtare të naftës po përballen me luhatje të konsiderueshme. Rritjet në bursat ndërkombëtare janë reflektuar edhe në tregun shqiptar, duke sjellë ndryshime të njëpasnjëshme në çmimet e karburanteve. Gjatë periudhës mars-qershor, në Shqipëri funksionoi Bordi i Transparencës, i cili përcaktonte çmimet maksimale të shitjes për karburantet në kushtet e luhatjeve të forta të tregut.