“Kryebashkiaku të japë dorëheqjen”/ Divjaka në protestë, qytetarët kundër propozimit të PS për shkrirjen e bashkisë

“Kryebashkiaku të japë dorëheqjen”/ Divjaka në protestë, qytetarët kundër propozimit të PS për shkrirjen e bashkisë

Qytetarët e Divjakës kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën kundër reformës administrative-territoriale, duke shënuar ditën e 14-të të qëndresës. Me thirrjen e përsëritur “Divjakë bashki!”, protestuesit kundërshtojnë përfshirjen e Bashkisë Divjakë nën administrimin e Bashkisë Lushnjë, sipas ndryshimeve të propozuara nga PS. Gjatë protestës, qytetarët kanë kërkuar publikisht edhe dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, duke argumentuar se ky hap do të ishte një mënyrë për të ruajtur dinjitetin e tij dhe të qytetit. E njëjta kërkesë u është drejtuar edhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak, të cilët pritet të mblidhen të premten, në orën 10:00. Protestuesit janë shprehur të vendosur për ta vijuar rezistencën deri në përmbushjen e kërkesës së tyre kryesore, ruajtjen e Bashkisë Divjakë. Gjatë marshimit në rrugët e qytetit,...