Mbrojtja Civile: Situata e zjarreve në vend, 11 vatra vijojnë të jenë aktive
Agjencia e Mbrojtjes Civile ka publikuar bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 29 vatra zjarri. Nga këto, 11 vatra vijojnë të jenë aktive, 3 janë në monitorim, ndërsa 4 janë nën kontroll. Për përballimin e situatës janë angazhuar në terren 249 efektivë të MZSH-së, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, të AdZM-së, Shërbimit Pyjor dhe ASHP-së, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura. Në operacione janë përfshirë gjithashtu 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion 9 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 3 ambulanca, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Dajt, Tiranë – Vijon ndërhyrja në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara....
Burimi:
gijotina.com