Autonomia fiskale, vetëm 8 bashki sigurojnë mbi 50% të të ardhurave vetë

Autonomia fiskale, vetëm 8 bashki sigurojnë mbi 50% të të ardhurave vetë

Autonomia fiskale mbetet e ulët për pjesën dërrmuese të bashkive të vendit, duke dëshmuar varësinë e fortë të pushtetit vendor nga transfertat e buxhetit të shtetit. Sipas Ministrisë për Çështjet vendore në vitin 2025, vetëm tetë nga 61 bashkitë rezultojnë mbi mesataren kombëtare prej 43.1% të autonomisë fiskale, ndërsa diferencat mes njësive vendore janë të thella. Himara kryeson renditjen, me një nivel të autonomisë fiskale prej rreth 90%. Pas saj renditen Kavaja, Tirana dhe Kamza, me tregues që luhaten afërsisht nga 65% në 70%. Mbi mesataren kombëtare qëndrojnë gjithashtu Saranda, Vlora, Durrësi dhe Vora. Tirana paraqitet si rast i veçantë, pasi madhësia e ekonomisë, përqendrimi i bizneseve, tregu i pasurive të paluajtshme dhënia e sipërfaqeve të mëdha për leje ndërtimi dhe numri i lartë i...