Tentativë për vrasje në Divjakë, 22-vjeçari kthehet në lokal me pistoletë me silenciator, 6 të arrestuar

Tentativë për vrasje në Divjakë, 22-vjeçari kthehet në lokal me pistoletë me silenciator, 6 të arrestuar

Një konflikt me sende të forta në një lokal në Divjakë ka rrezikuar të përshkallëzohej në një ngjarje më të rëndë, pasi një prej personave të përfshirë dyshohet se është rikthyer disa orë më vonë i armatosur me pistoletë me silenciator. Ngjarja nisi pas një konflikti në lokalin në pronësi të Z.Kules, 50 vjeç. Policia u njoftua për përplasjen me sende të forta mes O.Lamkës, 22 vjeç, dhe Sh.Xhepexhiut, 51 vjeç. Të dy u gjetën të dëmtuar nga policia dhe, pasi morën ndihmë mjekësore dhe dhanë deklarimet në komisariat, u larguan drejt banesave të tyre. Por disa orë më vonë, policia mori informacion se O.Lamka ishte rikthyer në lokal i armatosur me një pistoletë me silenciator, dyshohet me qëllim vrasjen e Sh.Xhepexhiut. Ndërhyrja e menjëhershme...