Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije sot në 14 gusht se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin.Nga këto, 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa të tjerat janë nën kontroll ose në monitorim. Situata më problematike paraqitet në disa zona malore dhe pyjore, ku terreni i vështirë po pengon ndërhyrjet. Në operacione janë angazhuar qindra efektivë të MZSH-së, Forcave të Armatosura, Policisë, bashkive dhe strukturave të tjera. Në ndihmë të forcave tokësore janë vënë në dispozicion edhe mjete ajrore dhe automjete të shumta zjarrfikëse. Në Gurë-Lurë të Dibrës, ndërhyrja nga toka dhe ajri ka mundur të mbrojë banesat dhe të kufizojë përhapjen e flakëve. Ndërkohë, vatra aktive vijojnë edhe në Dajt, Përmet, Bulqizë-Dibër, Mirditë, Shkodër dhe...
Burimi:
javanews.al