Shqipëria vijon të digjet/ 29 vatra në total, 11 aktive, situata më problematike në Gurë-Lurë

Shqipëria vijon të digjet/ 29 vatra në total, 11 aktive, situata më problematike në Gurë-Lurë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 29 vatra zjarri nga të cilat 11 vatra aktive, 3 monitorim dhe 4 nën kontroll. Vatrat kryesore aktive: * Dajt, Tiranë – Vijon puna në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.  Edhe në Priskë e Madhe nuk raportohet rrezik për banesat. * Përmet, Gjirokastër – Mbeten aktive vatrat në malin e Nëmerçkës dhe në malin Dhëmbel. Terreni paraqitet i vështirë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. * Gurë-Lurë, Dibër – Vijon një nga operacionet më të rëndësishme, me 120 forca të bashkisë, 57 efektivë të FA-së, 15 forca policore, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të AdZM-së. Falë ndërhyrjes së forcave është vendosur nën kontroll perimetri pranë banesave dhe është evituar rreziku për...