Zjarri është i qëllimshëm/ Shehu: Flakët rrezikojnë banesat, autoritetet të zbardhin përgjegjësit

Zjarri është i qëllimshëm/ Shehu: Flakët rrezikojnë banesat, autoritetet të zbardhin përgjegjësit

Situata e zjarreve në Lurë vijon të jetë e rënduar, ndërsa flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej mbi 200 hektarësh, kryesisht kullota dhe zona pyjore, duke rrezikuar edhe zonat e banuara. Në një prononcim për Syri TV, Nexhbedin Shehu u shpreh se zjarri ka përshkuar sipërfaqe të mëdha, ndërsa puna e forcave zjarrfikëse, ushtarëve, policisë dhe vullnetarëve është përqendruar te mbrojtja e banesave dhe jetës së banorëve. Shehu e cilëson zjarrin të qëllimshëm dhe kërkon zbardhjen e autorëve, ndërsa flakët vijojnë të rrezikojnë banesat. “Që nga data 11, këtu kemi pasur situatë të rënduar të zjarrit. Janë gati mbi 200 hektarë sipërfaqe, më shumë kullosore, por edhe pyjore, që është përshkuar nga zjarri”, tha Shehu. Ai theksoi se terreni i vështirë malor e ka bërë...