Emigrantët shtojnë çështjet juridike, problematikat lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor

Emigrantët shtojnë çështjet juridike, problematikat lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor

Ardhja e emigrantëve dhe fluksi i turistëve gjatë sezonit veror reflektohet edhe në sistemin e drejtësisë. Rritja e ndjeshme e numrit të qytetarëve dhe automjeteve në qarkullim gjatë kësaj periudhe shoqërohet edhe me çështje të ndryshme juridike. Një pjesë e problematikave lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor, por nuk mungojnë edhe çështje të tjera për të cilat emigrantët kërkojnë zgjidhje gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje.  “Këtë fenomen duhet ta shohim në dy aspekte. Aspekti numër një që të gjithë ata emigrantë të cilët vijnë vetëm një herë në vit apo një herë në disa vite dhe zgjedhin që të vijnë në Shqipëri gjatë muajit gusht, kërkojnë shërbimin e avokatisë për të zgjidhur problematikat e tyre që mund t’i kenë ndër vite të pazgjidhura. Ardhja e...