Shqiptarët mbajnë lidhje të forta, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen
Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë ndër më të lidhurat në Europë me familjen, duke ruajtur një strukturë tradicionale ku kontaktet e përditshme me familjarët dhe miqtë shërbejnë si shtylla kryesore e stabilitetit emocional dhe mbështetjes së ndërsjellë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga zyra eUropiane e statistikave, Eurostat, rreth 24.6% e qytetarëve në Shqipëri takohen me rrethin e tyre shoqëror apo familjar çdo ditë, një tregues ky që e pozicionon vendin tonë dukshëm mbi mesataren e shumë ekonomive të zhvilluara të Europës Perëndimore dhe Veriore. Megjithatë, kur bëhet fjalë për përqindjen e popullsisë që realizon kontakte të përditshme, disa vende në Europë renditen më mirë se Shqipëria, në krye të të cilave spikat Qiproja me 48.1%, e ndjekur nga Sllovakia me 29.1%...
Burimi:
javanews.al