Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një deklaratë të re që parashikon vendosjen e tarifave deri në 100 për qind për dronët e importuar dhe disa prej komponentëve të tyre, me argumentin se masat lidhen me sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e zinxhirit të furnizimit. Sipas Shtëpisë së Bardhë, tarifa 100 për qind do të aplikohet për dronët që konsiderohen veçanërisht të ndjeshëm nga pikëpamja e sigurisë kombëtare. Në këtë kategori përfshihen pajisjet me peshë mbi 25 kilogramë, dronët me teknologji të imazhit termik, si dhe stacionet e tyre të dokimit dhe disa komponentë të rëndësishëm. Për dronët më të vegjël që nuk kanë karakteristika të caktuara të ndjeshme, si dhe për komponentë të tjerë, tarifa do të jetë 25 për qind. Ndërkohë, për produktet dhe...
Burimi:
javanews.al