“Kur Gonxhja sheh “mirëmenaxhim”, qytetarët shohin kaos”/ Reagon Zhupa: Turistët ta shijojnë, jo vetëm fjalime
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas vizitës së ministrit Blendi Gonxhja në Sarandë, duke kundërshtuar deklaratat për “mirëmenaxhimin” e qytetit. Deputetja e PD, Zhupa rendit problematikat me të cilat përballen çdo ditë qytetarët dhe turistët, nga mungesa e ujit dhe trafiku kaotik te mungesa e parkingjeve, problematikat e terminalit të ri, menaxhimi i mbetjeve dhe gjendja e ujërave të larjes. Ajo akuzon qeverinë për “menaxhim fasadë” dhe thekson se Saranda ka nevojë për shërbime funksionale, infrastrukturë, pastërti, ujë të pijshëm 24 orë dhe mbrojtje e promovim të trashëgimisë kulturore, dhe jo për propagandë. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: Ku është Saranda e “mirëmenaxhuar” për të cilën flet Gonxhja?! Do donin edhe qytetarët e Sarandës ta shikonin...
Burimi:
sot.com.al