SHQIPERIA DREJT FINALES SE ANTARESIMIT NE BE

SHQIPERIA DREJT FINALES SE ANTARESIMIT NE BE

Bashkimi Evropian po hyn në një fazë vendimtare të zgjerimit, me Shqipërinë dhe Malin e Zi gjithnjë e më pranë anëtarësimit, ndërsa Ukraina dhe Moldavia po përparojnë në procesin e integrimit. Pas vitesh stanjacioni, Brukseli po përpiqet ta rikthejë zgjerimin në qendër të projektit evropian, duke e parë atë jo vetëm si proces politik, por edhe si një instrument strategjik përballë Rusisë dhe pasigurive të reja gjeopolitike. Por një BE me 30 apo më shumë anëtarë do të kërkonte reforma të thella. Në Bruksel po diskutohet ndryshimi i mënyrës së vendimmarrjes, përfshirë kufizimin e vetos dhe përdorimin më të madh të shumicës së kualifikuar në politikën e jashtme. Ukraina është sfida më e madhe. Madhësia e saj, popullsia dhe pesha ushtarake do ta ndryshonin ndjeshëm...