Shah Mat mbretit/ Lëvizja e Lumir Abdixhikut i hoqi Kurtit faktorin kohë

Shah Mat mbretit/ Lëvizja e Lumir Abdixhikut i hoqi Kurtit faktorin kohë

Në politikë, ashtu si në shah, nuk fiton gjithmonë ai që ka më shumë figura në tabelë. Shpesh fiton ai që arrin t’ia kufizojë kundërshtarit hapësirën e lëvizjes. Për një kohë të gjatë, Albin Kurti dukej se kishte në dorë një prej armëve më të fuqishme të politikës: kohën. Koha i jepte mundësinë të priste, të negocionte, të shtynte vendimet, të ruante tensionin dhe, mbi të gjitha, të shpresonte se konsumimi politik i kundërshtarëve do të punonte në favor të tij. Por lëvizja e Lumir Abdixhikut mund ta ketë ndryshuar këtë ekuacion. Jo domosdoshmërisht sepse Abdixhiku e ka rrëzuar Kurtin nga pozicioni politik. Jo sepse beteja është përfunduar. Dhe as sepse rezultati është i paracaktuar. Por sepse ora politike ka filluar të ecë ndryshe. Dhe...