TERMET POLITIK NE KOSOVE, ABDIXHIKU SFIDON KURTIN
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij është tërhequr nga çdo kërkesë për poste institucionale në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e krizës politike. Abdixhiku tha se LDK-ja nuk kërkon asnjë ministri, pozitën e kryetarit të Kuvendit apo atë të presidentit. Sipas tij, LDK-ja do të qëndrojë në opozitë dhe do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet. Ai ka thënë gjithashtu se LDK-ja është e gatshme të bisedojë për zgjedhjen e një presidenti “që mbron interesat e Republikës”. Abdixhiku ka thënë se presidenti duhet të zgjidhet me mbështetjen e të gjitha partive që duan të marrin pjesë në këtë proces. Ai i ka propozuar LVV-së që ta marrë përgjegjësinë e plotë për formimin dhe udhëheqjen e Qeverisë, me...
Burimi:
ntv.al