Një muaj dietë vegane mund të ndikojë në shenjat të plakjes, ja çfarë ndodh me ADN-në e njeriut
Një muaj pa ushqime me origjinë shtazore mund të jetë i mjaftueshëm për të shkaktuar ndryshime të matshme në disa sinjale kimike që ndikojnë në mënyrën se si funksionojnë gjenet. Ky është përfundimi i një studimi të vogël të publikuar në revistën MedComm, ku morën pjesë 48 të rritur të shëndetshëm. Pas një jave me një dietë të standardizuar, pjesëmarrësit u ndanë në mënyrë rastësore në dy grupe: njëri ndoqi një dietë vegane, ndërsa tjetri një dietë të pasur me mish, për rreth një muaj. Studimi i ri tregon ndryshime në metilimin e ADN-së dhe disa tregues të lidhur me plakjen biologjike, por studiuesit theksojnë se rezultatet janë paraprake. Studiuesit analizuan mostrat e gjakut të marra para dhe pas periudhës së ndërhyrjes, duke shqyrtuar më...
Burimi:
vizionplus.tv