Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në Lezhë e Kurbin, sekuestrohen armë, tritol dhe fishekë

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në Lezhë e Kurbin, sekuestrohen armë, tritol dhe fishekë

Dy persona të akuzuar për dhunë në familje janë arrestuar në Lezhë e në Kurbin. Policia njofton se në Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak. Ndërsa në Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri (automatik), me fishek në fole, dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.