Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të bllokuar në aeroport
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur në lindje të Japonisë, pasi reshje rekord përfshinë prefekturën Chiba, pranë kryeqytetit Tokio. Shirat, të cilat autoritetet i kanë përshkruar si “të paprecedentë”, ndërprenë energjinë elektrike për më shumë se 20,000 familje, ndërsa 7,000 udhëtarë mbetën të bllokuar gjatë natës në aeroportin Narita të Tokios. Mes viktimave është një grua, e cila humbi jetën brenda automjetit të saj të përmbytur në një rrugë, ndërsa dy persona të tjerë u rrëzuan në rrugë dhe më pas ndërruan jetë. Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e vazhdueshëm të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Sipas BBC, reshjet pritet të vazhdojnë deri të premten në mbrëmje. Guvernatori i Chiba-s, Toshihito Kumagai, tha se situata ishte jashtëzakonisht e...
Burimi:
vizionplus.tv