BIRN: I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës
Kryeministri njoftoi rekrutime të reja në Agjencinë e Medias dhe Informacionit, e kritikuar nga organizatat ndërkombëtare si “ministri propagande”. Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë hapi të enjten një thirrje të hapur për rekrutimin e stafit të ri, profesionistë të komunikimit publik, ndërsa qeveria po përballet me protesta që targetojnë korrupsionin e lartë dhe mungesën e transparencës në vendimmarrjen për investime në pronat publike. “Ke një ide që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë? Na trego”, thuhet në njoftimin publik të agjencisë, ku përcaktohen dy mënyra punësimi: si punonjës i brendshëm i agjencisë ose si bashkëpunëtor. Thirrja nuk ka përcaktime të qarta të kritereve të punësimit, por lë të hapur mundësinë për personat e interesuar në “ekspertizë” dhe “inovacion”. Prej më shumë...
Burimi:
sot.com.al