Memaliaj kundër reformës territoriale/ Shehu: Qëndresë për mbrojtjen e identitetit dhe historisë

Memaliaj kundër reformës territoriale/ Shehu: Qëndresë për mbrojtjen e identitetit dhe historisë

Në një postim në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, u shpreh se Memaliaj është kthyer në një nga pikat e rezistencës ndaj reformës së re territoriale të qeverisë Rama. Shehu deklaron se qytetarët po protestojnë në mbrojtje të identitetit historik, të drejtave dhe interesave të komunitetit, ndërsa e cilëson reformën si një vendim arbitrar që, sipas tij, cenon vetëvendosjen e komuniteteve. Deputeti demokrat u bën thirrje qytetarëve të Memaliajt, Libohovës dhe Këlcyrës për qëndresë dhe përballje me vendimet e qeverisë. Postimi: Memaliaj, në mbrojtje të identitetit, historisë dhe interesave të qytetarëve të saj. Antireforma territoriale e Ramës, përballë rezistencës popullore! Jo zhdukjes, jo nihilizmit të Ramës! Mbrëmë, aty pati sërish protestë, qëndresë dhe indinjatë ndaj nëpërkëmbjes e shkeljes së demokracisë...