Ukraina i ofron Rusisë armëpushim në Detin e Zi, rriten shqetësimet për krizë ushqimore globale

Ukraina i ofron Rusisë armëpushim në Detin e Zi, rriten shqetësimet për krizë ushqimore globale

Ukraina i ka dërguar Rusisë një propozim për ndalimin e ndërsjellë të sulmeve ndaj objektivave civile në Detin e Zi, mes shqetësimeve në rritje se përshkallëzimi i sulmeve ndaj anijeve dhe porteve mund të ndikojë në furnizimet globale me ushqime. Një burim i njohur me çështjen i tha Reuters ekskluzivisht se oferta është përcjellë nga Kievi përmes një pale të tretë dhe Ukraina ende pret një përgjigje nga Moska. Si Rusia ashtu edhe Ukraina, dy aktorë të rëndësishëm në tregun global të produkteve bujqësore, kanë akuzuar njëra-tjetrën për shtim të sulmeve ndaj anijeve që përdoren për eksport. Kievi u detyrua të kërkonte rrugë alternative transporti pasi shumë kompani detare ndaluan hyrjen në portet e rajonit jugor të Odesës në fund të korrikut, pas sulmeve ruse...