Zbërthehen celularët dhe dëshmitë, dyshime për të tjera pasuri të fshehura të Belinda Ballukut në emër të Igli Tares…

Zbërthehen celularët dhe dëshmitë, dyshime për të tjera pasuri të fshehura të Belinda Ballukut në emër të Igli Tares…

Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për të dytën herë në dosjen e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Pas marrjes nën hetim për pastrim parash dhe sekuestrimit të një vile në Dhërmi në emër të ish-futbollistit të njohur, e dyshuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, Igli Tare është bërë sërish objekt kontrolli nga SPAK. Burime thanë se me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erjon Çela është ushtruar kontroll në dy vila luksoze në Palasë, në kompleksin Green Coast, në emër të Tares. Po përmes të njëjtit vendim është urdhëruar kontroll në shoqërinë Atelier 4, si dhe në zyrën e një arkitekti R.Xh. në Vlorë. Prokurorët kanë dyshime se të paktën një nga vilat në Palasë është po ashtu pasuri e...