Arteta nuk i “mbyll derën” afrimeve të reja: Duam të bëjmë diçka tjetër në merkato, por s’varet vetëm nga ne
14 Gusht 2026 10:55 Telesport Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duket i kënaqur me ekipin e tij para finales së Community Shield, ku do të luajë të dielën ndaj Manchester City. Kampionët në fuqi të Premier League fituan 4-3 me penallti në miqësoren e fundit ndaj Como. “Ishte një provë e mirë. Është pak e komplikuar këto ditë sepse do të luajmë një finale të dielën. Ndaj, menaxhimi i minutave të lojtarëve dhe mos ekspozimi i tyre ndaj shumë rreziqeve nuk ishte e lehtë“, tha trajneri spanjoll. Lidhur me planet e klubit për të forcuar më tej skuadrën në tregun e transferimeve, Arteta përsëriti: “Ka më shumë që duam të bëjmë, sepse sa herë që kemi mundësinë të përmirësojmë skuadrën dhe të sjellim më shumë...
Burimi:
telesport.al