Ravenna e zyrtarizon: Ronaldinho do të luajë një ndeshje për të shënuar golin e fundit të karrierës

Ravenna e zyrtarizon: Ronaldinho do të luajë një ndeshje për të shënuar golin e fundit të karrierës

14 Gusht 2026 10:36 Alfred Lleshi Ronaldinho jo vetëm që do të regjistrohet si lojtar i Ravenna, por do të luajë edhe një ndeshje në qytet. Ignazio Cipriani, presidenti i skuadrës së Serie C, e ka bërë të ditur këtë, duke shpjeguar se braziliani do të zbresë në fushë “me një objektiv të qartë dhe romantik: të provojë të shënojë golin e fundit të karrierës së tij. Përfshirja e tij nuk është thjesht një lëvizje fasadë apo lojë marketingu për të bërë të flitet për ne, – siguroi Cipriani në një komunikatë. – Ronaldinho do të bëhet ortak i Ravenna, ky është thelbi i kësaj marrëveshjeje”. Sipas tij, kjo është gjithashtu “pikënisja për diçka shumë më të strukturuar. Bashkë me mua është edhe fondi ‘Black...