Wolff ngre alarmin te Mercedes: Kemi humbur 100 pikë, duhet t’i kishim fituar të gjitha garat
Piloti italian Kimi Antonelli është lider i kampionatit botëror për pilotë në Formula 1 deri në mesin e sezonit, por as ai dhe as Mercedes nuk mund të flenë të qetë. Ferrari dhe McLaren janë afruar, duke marrë tre fitore në 5 garat e fundit. Drejtuesit e makinës gjermane i kanë lënë pilotët e saj të duelojnë për fitoren, por duhet të shmangin gabimin e Barcelonës, kur dueli midis Antonelli dhe George Russell ndihmoi Lewis Hamilton të triumfojë. Ndërkohë që, problemi tjetër ka qenë besueshmëria. Ky mbetet prioritet për pjesën e dytë të sezonit, në mënyrë që Mercedes të maksimizojnë grumbullimin e përgjithshëm të pikëve me të dy pilotët. Shefi i Mercedes, Toto Wolff, duke folur për mediat, sqaroi: “Mund t’i kishim fituar të 10...
Burimi:
telesport.al