Zjarri djeg masivin pyjor në Peshtan të Fierit, neutralizohen flakët
Një vatër zjarri përfshiu masivin pyjor të Peshtanit në Fier, duke djegur një kasolle të braktisur dhe rreth 7 dynymë me shkurre. Zjarri u neutralizua pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, ndërsa në terren ndihmuan edhe banorët e zonës.. Për situatën reagoi edhe deputeti demokrat Luan Baçi, i cili kërkoi ndërhyrje të shpejtë nga strukturat përgjegjëse. Baçi rikujtoi se vetëm pak ditë më parë, një zjarr me përmasa të mëdha në Peshtanin e Vogël shkaktoi dëme të konsiderueshme. Ngjarja e sotme rikthen shqetësimin për rrezikun e zjarreve në masivet pyjore të zonës, veçanërisht pas vatrave të përsëritura të ditëve të fundit. Sipas informacionit paraprak, zjarri ka përshkuar rreth 7 dynymë me shkurre, ndërsa është djegur edhe një kasolle e braktisur.
Burimi:
syri.net