Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë
Vendi ynë vijon që të përballet me situatë të vështirë nga zjarret. Në raportimin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, u bë me dije se janë raportuar në total 38 vatra zjarri në mbarë territorin, nga të cilat 14 janë aktive, 2 janë nën monitorim dhe 2 janë vendosur nën kontroll. Në operacionin për të shuar flakët janë angazhuar 309 efektivë të FA, 22 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjetë zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Në Tiranë vijon puna në Dajt dhe në zonën Priskë e Madhe-Gurrë-Farkë-Lundër. Sipas ministrisë, zjarri nuk rrezikon zonat e banuara. Situata më e vështirë mbetet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë përqendruar mbi 200 forca nga strukturat shtetërore dhe vullnetarët, të mbështetur nga dy avionë Air...
Burimi:
javanews.al