Mes Prishtinës e Kievit, Tirana edhe mish, edhe peshk
Nga Lorenc Vangjeli Mëria ndaj presidentit Zhelenski ne Tiranë e Prishtinë është e kuptueshme. Racionale. Është mëri që dhemb. Publiku shqiptar ndjehet i prerë në besë nga drejtuesi i vendit nën agresion. Shqiptarët e kanë provuar në gjoks dhembjen e luftës me fqinjë më të fuqishëm dhe i kanë paguar me gjak faturat e historisë, ndaj kuptojnë mirë se çfarë po ndodh në Ukrainë. Viktima e afron falas solidaritetin me viktimën, i vrari e mirëkupton të vrarin, vetëm i urituri e kupton menjëherë uriturin. Për këto arsye njerëzore dhe shumë të tjera pragmatike e objektive, Shqipëria, Kosova dhe bota shqiptare nuk kishin asnjë mundësi të ishin në front tjetër që nga nisja e konfliktit Ukrainë-Rusi. Edhe pse ndihma që mund të afronte dhe ka afruar...
Burimi:
javanews.al