“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin sot në 11 gusht se Shqipëria është renditur në vendin e parë në botë në “National Cyber Security Index” (NCSI), me një rezultat prej 98.33 pikësh. Rama e ka cilësuar këtë arritje si një lajm të jashtëzakonshëm dhe si rezultat të një pune të gjatë për forcimin e sigurisë kibernetike në vend. Sipas tij, Shqipëria ka kaluar nga një situatë e cenueshme pas sulmit të madh kibernetik të vitit 2022 nga Irani. Kryeministri kujtoi sulmin kibernetik të 15 korrikut 2022, duke e përshkruar atë si një goditje të rëndë ndaj infrastrukturës digjitale të shtetit shqiptar. Ai tha se pas sulmit iranian, autoritetet vendosën të ndërtonin një arkitekturë të re mbrojtjeje dhe të rrisnin ndjeshëm kapacitetet profesionale e teknologjike. Sipas...