E kemi thënë ne, nuk diskutohet më!
Nga Skënder Minxhozi/ Protesta ka futur prej thuajse tre muajsh në debatin civil e politik një element të ri që më parë nuk egzistonte: një zë të tretë në tryezën e punëve të shtetit. Prej tre dekadash e gjysëm ishim mësuar me dy palë që bënin kohën e mirë dhe të keqe në Shqipëri, pozitën dhe opozitën. Nuk kishte (dhe ende nuk ka) sindikata, nuk kishte (dhe ende nuk ka) një rrjet të fuqishëm dhe relevant të shoqërisë civile, paçka se rroga e projekte harxhohen boll në këtë drejtim. Nuk kishte dhe ka ende një vendimmarrje direkte të popullit përmes referendumeve, sepse kemi një ligj i cili de facto i pengon refrendumet. Së fundi nuk kishte dhe ende nuk ka një kulturë të klasës...
Burimi:
javanews.al