Dosja “Balluku”/I pandehur për tunelin e Llogarasë, ish-kreu i ARRSH Gentian Gjyli kërkon shuarjen e masës së sigurisë

Dosja “Balluku”/I pandehur për tunelin e Llogarasë, ish-kreu i ARRSH Gentian Gjyli kërkon shuarjen e masës së sigurisë

Ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, i është drejtuar këtë të mërkurë GJKKO-së me kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj tij. Gjyli është nën akuzë në lidhje me procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një çështje në të cilën është marrë e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku. Kërkesa e ish-drejtuesit të ARRSH-së pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme, ndërsa vijojnë procedurat gjyqësore lidhur me hetimet për tenderin e tunelit të Llogarasë.