Luçiano Boçi: Propozimi i PS për 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari

Luçiano Boçi: Propozimi i PS për 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, kundërshton propozimin e mazhorancës për 46 bashki, duke argumentuar se bashkitë më të mëdha do të rrisin distancën mes qytetarit dhe pushtetit vendor. Sipas Boçit, projekti i PD-së për rreth 100 bashki synon të afrojë vendimmarrjen, të ruajë identitetin e komuniteteve dhe të përmirësojë shërbimet lokale. Ai thekson se reforma nuk duhet të matet me numrin e bashkive, por me atë se sa mirë dhe sa pranë qytetarit ofrohen shërbimet. Postimi i plotë: Para se reforma territoriale të kthehet në një luftë numrash, “46 apo 100?”, duhet t’u jepet përgjigje dy pyetjeve shumë më të rëndësishme. Cila hartë i shërben më mirë qytetarit? Ku është qytetari në këtë hartë? Propozimi i PS për ta çuar Shqipërinë në...