FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

Një ndërprerje e energjisë elektrike ka shkaktuar kaos në Portin e Vlorës, duke penguar procesin e imbarkimit të qindra pasagjerëve dhe automjeteve. Mungesa e energjisë ka bllokuar përkohësisht procedurat portuale, duke bërë që rreth 700 pasagjerë dhe 180 automjete të mos mund të imbarkoheshin. Gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se situata ka shkaktuar vonesa dhe shqetësim te udhëtarët.