Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Tirana është një nga kryeqytetet më të lira në Evropë për t’u vizituar, shkruan Cris Tolomia i Quartz, media ndërkombëtare me theks të fortë te biznesi dhe ekonomia, e ngjashme në profil me media si ”Bloomberg” ose ”Financial Times”, megjithëse me stil më digjital dhe më të gjerë. ”Tirana është shfaqur si një nga kryeqytetet më të lira në Evropë për t’u vizituar. Një ditë të plotë, të kaluar atje, udhëzuesit e udhëtimeve e vendosin në rreth 60 euro. Kjo është afërsisht një e katërta e asaj që do të kushtonte një ditë e krahasueshme në qendër të Barcelonës. Kjo përballueshmëri vjen e kombinuar me një qytet që është transformuar dukshëm gjatë dy dekadave të fundit. Tirana ka rilyer blloqet e apartamenteve të epokës komuniste...