Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Për ditën e sotme (19 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në relievet kodrinore malore, por prezente deri pasdite. Më pas, gradualisht, do të ketë shpërbërje të vranësirave dhe mbizotërim të motit të kthjellët. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim –juglindje me shpejtësi mesatare 7 -9 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.