U kap i fshehur me kallashnikov e tre krehra me fishekë, Ylli Zalla del sot para gjykatës
49-vjeçari Ylli Zalla, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ka dalë këtë të mërkurë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Zalla u kap të hënën, i fshehur në një ndërtesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, i armatosur me një kallashnikov dhe tre krehra me fishekë. Para arrestimit, të shtunën në banesën e tij shpërtheu një sasi tritoli, vetëm me dëme materiale, pasi askush nuk ishte në shtëpi, por policia ka dyshuar se personi që mund ta ketë vendosur atë, të jetë vetë Zalla, edhe pse ky i fundit për Report Tv mohoi të kishte gisht. Vetëm një ditë përpara se të përfundonte në pranga, ai publikoi në rrjetet sociale një video ku...
Burimi:
javanews.al