“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

Avokati i Ylli Zallës, Dritan Gina, ka kundërshtuar kërkesën për masën “arrest në burg”, duke pretenduar se klienti i tij nuk paraqet rrezikshmëri të lartë dhe se veprat për të cilat akuzohet nuk kanë rrezikshmëri të veçantë. Sipas mbrojtjes, armët dhe municionet e sekuestruara janë gjetur në pjesën e pasme të banesës, në ferra, pa masa të veçanta për ruajtjen apo ambalazhimin e tyre. Avokati pretendon gjithashtu se disa kapsolla detonatore nuk ishin funksionale dhe se disa prej bombave nuk ishin të lidhura në mënyrën e duhur. Gina deklaroi se armët ishin prodhime të vjetra kineze të vitit 1982, rreth 50-vjeçare. Për sasinë e kanabisit të sekuestruar, ai tha se ajo kishte qenë e ekspozuar ndaj agjentëve atmosferikë, çka sipas tij tregon mungesën e kujdesit...