Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

Një shtëpi e rikonstruktuar plotësisht, dy punë në distancë me paga gjashtëshifrore dhe një jetë e qëndrueshme në SHBA. Sam Correll, 38 vjeç, dhe Spencer Claiborne, 30 vjeç, kishin arritur atë që për shumë amerikanë konsiderohet “ëndrra amerikane”. Por në një moment kuptuan se kjo jetë nuk po i përmbushte më dhe vendosën të linin gjithçka pas për ta nisur nga e para në Shqipëri. Çifti amerikan u zhvendos në Sarandë në gusht të vitit 2024, pasi më parë kishte udhëtuar për tre muaj në disa vende evropiane, mes tyre Itali, Maltë, Portugali, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar, në kërkim të një vendi ku mund të ndërtonin një jetë të re. Historia e tyre është rrëfyer në një intervistë për Business Insider, ku tregojnë se...