Bashkia e Durrësit është një 5D e madhe publike, por që çuditërisht nuk e prek askush

Bashkia e Durrësit është një 5D e madhe publike, por që çuditërisht nuk e prek askush

Nga Kapitali.al Një muaj më parë, Bashkia e Durrësit zhvilloi një tender për rehabilitimin e rrugëve dytësore në zonën e Durrësit të ri me fond limit 137 milionë lekë ose gati 1.5 milionë euro me kursin aktual. Sot Emirjana Sako shpalli fituesin. Nuk ishte oferta më e ulët, as e dyta më e ulët, as e treta më e ulët. Fituese u shpall oferta e parafundit, ajo që kishte çmimin e dytë më të lartë, nga pesë ofertat totale që morën pjesë në garë. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, Bashkia e Durrësit ka përzgjedhur si fitues në tender bashkimin e kompanive Ideal Construction and Projection (ICP) dhe Vianex, të cilat ofruan çmimin 1.4 milionë euro për riparimin e rrugëve dytësore në...