Jorida Tabaku: Rritja e eksporteve nuk tregon forcim të ekonomisë, fasoneria në rënie

Jorida Tabaku: Rritja e eksporteve nuk tregon forcim të ekonomisë, fasoneria në rënie

Nga Jorida Tabaku, deputete e PD Një qeveri në krizë kapet pas disa shifrave për të mbajtur në këmbë narrativën e saj.Kështu po bëjnë sot socialistët me të dhënat e eksporteve. Po përdorin rritjen artificiale prej 10,6% të eksporteve në korrik për të bindur shqiptarët se ekonomia po ecën dhe se ata jetojnë më mirë.Por propaganda mbaron aty ku fillon leximi i plotë i shifrave.Në këtë rritje në letër, materialet e ndërtimit dhe metalet dhanë 8,9 pikë përqindjeje, ndërsa mineralet, karburantet dhe energjia dhanë 5,3 pikë. Vetëm këto dy grupe dhanë 14,2 pikë përqindjeje — më shumë se rezultati përfundimtar prej 10,6%.Në të njëjtën kohë, fasoneria e uli rezultatin me 4,3 pikë përqindjeje, ndërsa ushqimet kontribuuan me vetëm 0,1 pikë.Pra, nuk është forcuar ekonomia prodhuese....