Falja e gjobave, fshihen mbi 400 milionë euro detyrime për më shumë se 204 mijë biznese! Tatimet: Procesi vijon sipas ligjit!

Falja e gjobave, fshihen mbi 400 milionë euro detyrime për më shumë se 204 mijë biznese! Tatimet: Procesi vijon sipas ligjit!

Mbi 204 mijë tatimpagues kanë përfituar nga procesi i fshirjes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore, me një vlerë totale prej 410 milionë eurosh, deri më 31 korrik 2026. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka deklaruar se procesi vijon në mënyrë automatike për tatimpaguesit përfitues, në përputhje me përcaktimet e Ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”. Deri në fund të korrikut janë përfshirë në këtë proces 204 413 tatimpagues, ndërsa administrata tatimore vijon procedurat për të gjithë përfituesit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u rikujton tatimpaguesve se procesi i faljes së detyrimeve do të vijojë deri më 31 dhjetor 2026, datë në të...