Reportazhi/ Fatura ditore në Jug për një familje, nga 20 mijë deri në 35 mijë lekë

Reportazhi/ Fatura ditore në Jug për një familje, nga 20 mijë deri në 35 mijë lekë

Nga Jona Cenameri  Pushimet e verës janë ditët që i presim gjithë vitin për t’u shkëputur nga gjithçka: pak qetësi dhe pa alarme zgjimi.  Por, në realitet, përpara se të shijosh qetësinë, duhet të bësh llogaritë. Genti, një djalë në të njëzetat nga Tirana, fillon të kërkojë një muaj përpara pushimeve për disa ditë pushimi në Jug.  Hap Booking.com, vendos qytetin, ditët, numrin e personave dhe, më e rëndësishmja, tavanin e çmimit që mund të përballojë. Nëse rezultatet nuk e bindin, kalon në Airbnb. Ndërkohë kërkon në Instagram e TikTok dhe, pas pak ditësh, nuk është më e nevojshme as të kërkojë shumë. “Fillon algoritmi të të ndihmojë”, thotë ai. Hotelet, bujtinat, plazhet dhe videot nga jugu i dalin vetë përpara. Por mes fotografive me...