Blerjet online “fluturojnë”, 2 mijë subjekte në “radarin” fiskal të Drejtorisë së Tatimeve
Shitjet online në Shqipëri janë rritur me më shumë se katër herë brenda pesë viteve, duke e kthyer tregtinë digjitale në një sektor me peshë në rritje, por edhe me rreziqe të konsiderueshme fiskale. Sipas planit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për tregtinë dhe shërbimet online, në vitin 2024 rreth 42.4% e individëve 16–74 vjeç kishin kryer blerje online, nga rreth 10% në vitin 2020. Me zgjerimin e tregut, Tatimet kanë identifikuar 2,016 subjekte në fokus të planit, prej të cilave 1,537 janë biznese që tatohen mbi të ardhurat personale dhe 479 subjekte në skemën e tatimit mbi të ardhurat e korporatave. 68% e subjekteve ndodhen në DRT Tiranë, ndërsa 74% janë pa TVSH. Për Tatimet, një nga shqetësimet kryesore është pagesa “cash nw...
Burimi:
javanews.al