Çmimet e larta/ Rritja e inflacionit alarmon konsumatorët shqiptarë, bizneset nuk shqetësohen
Inflacioni në rritje i muajve të fundit ka shtuar shqetësimet e konsumatorëve lidhur me rritjen e çmimeve, ndërsa bizneset dhe agjentët financiarë janë ndikuar më pak. Sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e dytë të këtij viti pritjet e konsumatorëve për inflacionin pas një viti janë rritur ndjeshëm në nivelin 11.5%, 2.3 pikë përqindjeje më shumë krahasuar me tremujorin e pare. Sipas Bankës së Shqipërisë, pritjet e konsumatorëve për inflacionin kanë reflektuar rritjen e inflacionit të perceptuar prej tyre gjatë tremujorit të dytë. Ndërkohë, pritjet afatshkurtra të bizneseve dhe të agjentëve financiarë mbeten të ankoruara. pranë objektivit 3.0% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Konkretisht, këta agjentë presin që inflacioni pas një viti të jetë përkatësisht 3.2% dhe 3.1%. Për horizontin afatmesëm...
Burimi:
syri.net