Si ndahen 81 milionë eurot e buxhetit për shkencën?/ Mbi gjysma shkon për universitetet

Si ndahen 81 milionë eurot e buxhetit për shkencën?/ Mbi gjysma shkon për universitetet

Qeveria e Shqipërisë ka rritur vitit pas viti fondet për kërkimin shkencor, edhe pse alokimet nuk ndjekin të njëjtat ritme. Sipas të dhënave të Eurostat Shqipëria parashikoi 81.4 milionë euro fonde publike për kërkim dhe zhvillim në vitin 2025, me një rritje prej 10.3% krahasuar me 73.8 milionë euro në vitin 2024. Struktura e financimit paraqet një zgjerim të shpejtë të buxhetit të përgjithshëm për kërkim, por me përqendrim të lartë te financimi institucional dhe me peshë të ulët të programeve për teknologjinë, shëndetësinë, energjinë dhe mjedisin. Brenda tre viteve, fondet u shtuan me 51.3 milionë euro, ose me rreth 171%. Të dhënat i referohen treguesit GBARD, që mat fondet e parashikuara në buxhetet e qeverisë për kërkim dhe zhvillim, sipas objektivave socio-ekonomike dhe jo...