“Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar” Mbyllet protesta e 79–të, qytetarët të vendosur në revoltën ndaj qeverisë
Qytetarët u mblodhën pasditen e kësaj të hëne, për të 79-tën ditë radhazi, duke kërkuar sërish largimin e Kryeministrit Edi Rama, qeverisë së tij dhe klasës politike. Sikurse e kanë bërë ‘traditë’, ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, të cilin e kanë “shndërruar” në sheshin e tyre të betejës ndaj Ramës, ndërsa thonë se nuk do të largohen deri në dorëheqjen e tij. “Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Belindën” ishin thirrjet që dominuan edhe sot protestën. Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj, deklaroi se qytetarët për 79 ditë me radhë i kanë thënë klasës politike se ka marrë fund. “Për 78 ditë, ky shesh është bërë...
Burimi:
sot.com.al