Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

Rusia ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar për “pasoja” pas konfirmimeve se dronë të prodhuar në Britani janë përdorur nga Ukraina në sulmet ndaj objektivave brenda territorit rus. Moska akuzon Londrën se po përshkallëzon qëllimisht konfliktin dhe se përfshirja britanike në luftë po bëhet gjithnjë e më e drejtpërdrejtë. Ambasada ruse në Britani e Madhe deklaroi se Londra po vepron si “bashkëpunëtore dhe bashkëkryese” e sulmeve ndaj Rusisë. “Veprimet e Londrës në mënyrë të pashmangshme do të sjellin pasoja për të cilat ajo do të duhet të përgjigjet”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Ruse. Moska paralajmëroi gjithashtu se sa më e thellë të jetë përfshirja e Britanisë në konflikt, aq më i lartë do të jetë “çmimi” që do të paguajë. Britania e Madhe i është...