Detaje nga grabitja në argjendari, ja si fshiheshin autorët me maska silikoni, policia gjen kallashnikov dhe motorin e arratisjes
35-vjeçari Argys Kalsi është vënë në pranga si një prej autorëve për grabitjen e ndodhur më 5 gusht në argjendarinë ‘Luani’ në Paskuqan. Policia bën me dije se gjatë periudhës së hetimit, në një pyll pranë fshatit Zgafnur, ka gjetur kallashnikovin e përdorur, krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete të lyer në ngjyrë gri, 2 maska silikoni dhe një palë doreza. Maskat e silikonit duken tejet reale dhe imitojnë fytyrën e njeriut. Më herët, Report Tv ka raportuar se ishte gjetur motori i përdorur nga autorët për t’u arratisur, i hedhur në një liqen në fshatin Qinam. Njoftimi i policisë: Kamëz/Vijojnë veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së një sasie bizhuterish në një argjendari në Kamëz, më datë 05.08.2026. Identifikohet, kapet...
Burimi:
javanews.al