Një incident mund të cënojë gjithë sezonin: Sigurimi që mbron biznesin, klientët dhe reputacionin
Një sezon i suksesshëm në turizëm, ndërtohet çdo ditë. Një klient i kënaqur lë një vlerësim pozitiv, rikthehet vitin tjetër dhe ua rekomandon eksperiencën të tjerëve. Por mund të ndodhë edhe e kundërta. Një incident çfarëdo, mund të kthehet në një histori që përhapet shpejt dhe të ndikojë në mënyrën se si perceptohet një biznes. Një rast incidenti me një klient nuk mbetet domosdoshmërisht vetëm një çështje mes klientit dhe biznesit. Në epokën e rrjeteve sociale, një eksperiencë negative mund të publikohet brenda pak minutash dhe të arrijë te qindra apo mijëra persona. Prandaj, menaxhimi i riskut nuk lidhet vetëm me mbrojtjen financiare të biznesit. Lidhet edhe me mënyrën se si ai është përgatitur për të përballuar situatat e papritura. Kur një klient pëson një...
Burimi:
javanews.al