Zjarri në Malin e Tërbunit, 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë në terren, flakët vijojnë të monitorohen nga ajri

Zjarri në Malin e Tërbunit, 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë në terren, flakët vijojnë të monitorohen nga ajri

Sipas Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, situata po monitorohet në kohë reale nga drejtuesi teknik i operacionit dhe strukturat e angazhuara në terren, nën koordinimin e Prefekturës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC). Në terren prej disa ditësh janë angazhuar strukturat e MZSH Pukë dhe shërbimi pyjor. Në mbështetje të operacionit janë përfshirë gjithashtu punonjës të shërbimeve vendore, banorë dhe vullnetarë të zonës, si dhe efektivë të MZSH Fushë-Arrëz. Për shkak të terrenit të thyer malor, temperaturave të larta, erës dhe përkeqësimit të situatës gjatë dy ditëve të fundit, në operacion janë angazhuar edhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë, nën koordinimin e...